TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e regjistruar këtë të hënë në lagjen Pavarësia në Vlorë.
33-vjeçari Tonin Ramaj është qëlluar 4 herë në pjesën e këmbëve sapo ka dalë nga banesa e tij.
Autori ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri të riun dhe u largua në këmbë.
“Dëgjova krismat, nuk pashë gjë”, banori flet pas plagosjes në Vlorë: Një person bërtiti.
JOQ ka publikuar momentin kur Tonini me plagë kërkon ndihmë.
Pas ngjarjes i riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një prej dëshmitarëve në vendngjarje u shpreh se ka dëgjuar 3 apo 4 të shtëna.