TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar historinë e dy binjakëve ekselentë në degën e Mjekësisë në Tiranë Mario dhe Xhulio Popa që e mendojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit.
Meta shprehet se si ata edhe mijëra të rinj në Shqipëri në mungesë të shpresës këtu bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.
“Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend”, shkruan Meta.
Statusi i plotë i Ilir Metës
Historia e vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, Mario dhe Xhulio Popa është sa mbresëlënëse, po aq dhe trishtuese. Fitues absolutë në degën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ata thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit.
Si vëllezërit Popa janë me mijëra të rinj në Shqipëri, që në mungesë të shpresës këtu, bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.
Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.
Shqipëria ka diell për të gjithë!