TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi që po mban me demokratët e Lezhës, deklaroi se më 8 janar, demokratët u sulmuan me kërkesë të Beogradit.
“8 janari është faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare. Më 8 janar, Edi Rama faktoi se ai me mënyrat e tij kriminale, ishte autori i vërtetë i pushtimit të shtëpisë sonë, shtëpisë së PD-së.
Nuk është problemi i një zyre, i një ndërtese. Këtu është problemi themelor: i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës.
Pa këtë parim nuk ka demokraci. Dhjetëra-mijëra demokratë shkuan për të zbatuar vendimin e tyre. Kuvendi Kombëtar ka votuar se selia e PD është ajo seli dhe ne shkuam të hymë në shtëpinë tonë.
Çfarë ndodhi? Edi Rama rrethoi Lulzim Bravën, pengun e tij, jo vetëm me tetë oficerë garde, me në krye komandantin e rojes së personaliteteve, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive.
Çfarë ndodhi? E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh, të cilët vendin e kishin në qeli dhe vetëm në qeli.
Çfarë ndodhi? Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë.
E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri.
Mugosha i ri, e ka marrë gjashtë herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi.
Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përplasën përfaqësuesit tanë,” tha Berisha.