TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar një ditë pas vdekjes së 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e brendshme të Bashkisë së Lushnjes.
Ato konfirmojnë vdekjen e gruas brenda ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Sipas tyre, dyshohet se 48-vjeçarja ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Cani kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. E ndjera shkoi fillimisht tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa u tha se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve.
Edhe pse u thirr një ambulancë, nuk është mundur që 48-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.
Njoftimi:
U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 48 vjeçe, banuese në Fiershegan.
Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.