AKTUALITET, 2 Nëntor 2023, 12:17

Momenti kur Mark Frroku futet i prangosur në ambientet e Gjykatës

Momenti kur Mark Frroku futet i prangosur në ambientet e Gjykatës

Ky është momenti kur ish-deputeti Mark Frroku ka mbërritur në ambientet e Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Siç shihet në foton e mësipërme, Mark Frroku pasi zbret nga furgoni i prangosur, i drejtohet Gjykatës.

Mark Frroku u arrestua së bashku me shtatw persona të tjerë, A. L., P. D., M. L., dhe banorët e fshatit Shetaj, B. K., Y. R., E. R., dhe O. R., pasi një sherri për një pronë tek Kepi i Rodonit të dielën (29 Tetor).

Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

Banorët e zonës: B. K., Y. R., E. R., dhe O. R.,

Përfaqësuesit e kishës: Mark Frroku, A. L., P. D., dhe M. L.,