TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është përplasur me deputetët e opozitës teksa ka tentuar të marrë karrigen e tij.
Në një moment deputeti socialist ka shtyrë Edmond Spahon.
“O Xhemal mos qëllo, na vrave”, i drejtohet Ina Zhupa.
Më pas, Xhemal Qefalia ka arritur që të marrë një nga karriget dhe është ulur në vendin e tij.
Deputetët e opozitës krijuan situatë kaotike në Kuvendin e Shqipërisë pak para nisjes së seancës parlamentare.
Ata grumbulluar dhe përmbysur karriget në mes të sallës së Parlamentit.
Raportohet se mes punonjësve të Gardës dhe deputetëve të opozitës ka pasur përplasje në momentin kur këta të fundit kanë nisur të rrëzojnë karriget pranë foltores.
