AKTUALITET, 2 Nëntor 2023, 09:37

Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit me karrige (VIDEO)

Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit me karrige

Një situatë kaotike është krijuar në Kuvendin e Shqipërisë pak para nisjes së seancës parlamentare.

Deputetët e opozitës ka grumbulluar dhe përmbysur karriget në mes të sallës së Parlamentit.

Ndërsa Garda ka ndërhyrë duke u vendosur në vendin e foltores. Raportohet se mes punonjësve të Gardës dhe deputetëve të opozitës ka pasur përplasje në momentin kur këta të fundit kanë nisur të rrëzojnë karriget pranë foltores.

"Edi Rama, pasi e pa që opozita nuk do të jetë më, nuk do të mund të manipulohet më, do të mbrojë të drejtat e saj, ka shpalosur këtë strategji me të cilën e thellon vendin çdo ditë në krizë.

Por i them këtu, nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, që kanë planifikuar të përdorin edhe ushtrinë, njëlloj me skenarin e vitit 1990-91.

Le të përdorë ç’të dojë, por asgjë nuk e shpëton atë nga revolta, nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtat e tij"- u shpreh Berisha.