TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

26 vite më parë Bledar Hyska emigroi si shumë shqiptarë, por asnjëherë nuk e harroi Bilishtin, qytetin e lindjes. Ka që në vitin 2008 që është kthyer dhe ka investuar në vendin e tij duke mbjelle mbi 70 hektarë me grurë.
Por edhe pse ishte entuziast në punën e tij duke siguruar jo vetëm të ardhura por edhe duke i shërbyer vendit të tij ajo që po ndodh vitet e fundit me prodhimet bujqësore ka bërë fermerin të mendojë prapë emigrimin.
Në magazinën e tij gjen sot 250 ton grurë të pashitur dhe sipas këtij fermeri importi nga vendet e tjera me konkretisht nga Serbia ka penalizuar shitjen e prodhimit të tyre madje kur ky grurë në raste të rralla gjen treg çmimi është shumë i ulët dhe nuk justifikon as koston e prodhimit.
250 tonë grurë do të thotë se ky fermer punon një pjesë të madhe të tokave të këtij fshati duke mbajtur me bukë edhe banorë të tjerë, raporton News 24.
Investimi kap vlerën e 10 milionë lekë të reja, por në vend që synimi i këtij fermeri por edhe shumë fermerëve të tjerë në zonën e Bilishtit të ishte për të zgjeruar tokat me të mbjella ndodh e kundërta.
Tashmë fermerët i janë dorëzuar fatit të tyre dhe presin nëse do të shohin dritë në fund të tunelit.
Fermerët thonë se shtimi i parcelave të grurit ka ardhur pikërisht pasi ata janë nxitur nga subvencionet e shtetit dhe çmimi i lartë, por sot nuk po gjejnë treg duke shpallur falimentimin.