TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas shumë debatesh dhe diskutimesh është miratuar buxheti për vitin 2022.
Në seancën e sotme 77 deputetë kanë votuar pro buxhetit për vitin e ardhshëm ndërkohë 46 kanë qenë kundër.
Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe amendamentin për 60 milionë lekë shtesë për institucionin e Vettingut, KPA.
Ndërkohë me shumicë votash janë rrëzuar propozimet dhe amendamentet e bëra si nga ish zv.kryeministri Erion Braçe dhe LSI-ja.
Propozimet e bëra në amendamentet e Erion Braçes i referoheshin politikave që duhen ndërmarrë në Bujqësi. Mësohet se vetëm tetë deputetë kanë votuar pro amendamenteve te deputetit Brace.