TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhet axhenda e mbledhjes së dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që do të mbahet nesër në Elbasan.
Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të takohet me homologun e tij, Edi Rama në orën 10:00, ndërkohë që më pas do të vijohet me çeljen e sesionit plenar të mbledhjes së përbashkët.
Po ashtu, është parashikuar që të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp nga dy kryeministrat.
AXHENDA
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë
10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
12.05 – Foto e përbashkët
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë
Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.