AKTUALITET, 16 Shtator 2023, 12:28

Ministrja e Bujqësisë me peshkatarët e Shirokës: Liqeni, gjenerues punësimi, rrisni bashkëpunimin me bashkinë

Ministrja e Bujqësisë me peshkatarët e Shirokës: Liqeni,

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u kërkoi peshkatarëve të Shkodrës të rrisin bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe qendror me qëllim forcimin e ekosistemit natyror dhe kthimin e kësaj pasurie natyrore në një motor gjenerimi të ekonomisë për banorët e zonës.

Këta peshkatarë, që jetën e tyre e kanë lidhur me peshkimin, nuk shërbejnë vetëm për familjet e tyre, por dhe për numrin e madh të turisteve vendas dhe të huaj, që gjatë këtij viti arritën shifra rekord”, shkruan Denaj në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës me ta diskutuam mjaft çështje si gjuetia pa kriter, pamundësia për të krijuar njësi ekonomike për kultivimin e peshkut, si dhe heqja e rrethimeve amatore. Ftova anëtarët e kësaj shoqate që të rrisin bashkëpunimin me pushtetin vendor, me besimin që me kryetarin shume aktiv të bashkisë, z. Beci, liqeni i Shkodrës, si pasuri natyrore të marrë vëmendjen e duhur duke u kthyer në motor gjenerimi ekonomie për banorët e kësaj zone, por mbi të gjitha për ekosistemin tonë natyror”, përfundon Denaj.