TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivisti Neritan Liçaj është shprehur se, gjithmonë vrasjet dhe dhunimet e politikanëve ndodhin vetëm nga krahu i djathtë politik, pasi sipas tij, nga të majtët nuk ka pasur asnjëherë të tilla ngjarje.
Në një intervistë për News 24, aktori Liçaj foli rreth sulmit me grusht ndaj kryedemokratit Sali Berisha, ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës.
Liçaj përmendi gjithashtu edhe vrasjet e Azem Hajdarit dhe Sokol Olldashit, që sipas bindjes së tij janë të organizuara nga qeveritë e majta dhe shton se të majtët, gjithmonë për këto ngjarje akuzojnë vetë viktimën, pra PD-në.
Për ta demonstruar më mirë situatën, ai mori si shembull edhe 21 janarin, ku drejtuesi i gardës asokohe, tani është kryebashkiak i PS-së, që sipas tij tregon edhe kush e organizoi ngjarjen atëherë.
“Ndërsa këtej nga krahu i majtë, asnjë e figurë e rëndësishme e të majtës nuk është prekur. Gjithmonë e djathta pëson agresione. Prandaj e përmenda shprehjen e Azem Hajdarit: “Kur komunistët qeverisin, vrasin!”. Këta jetojnë mbi krimin, mbi vrasjet. Sepse që ishte sulm i organizuar për mendimin tim, ai ishte atentat. Atentati të njëjtën gjë ka, një njeri që përgjon për ta vrarë. Ajo ishte një gjë e menduar. U qëllua lideri i opozitës, ish-presidenti dh eish-kryeministri. U vra i ndjeri Azem Hajdari, dhe një tjetër figurë e lartë, Sokol Olldashi.
Ai që u akuzua për vrasje në 21 janar tani është shef i “Rilindjes”. Nuk kishte ajo Mirëditë e bukur tjetër njeri? Këta I bëjnë vetë siç I ka bërë komunizmi dhe i ngarkojnë akuzat viktimave. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, e vetmja gjë që mund të ndikojë për mirë është pjesëmarrja qytetare. Është më mirë kur është personi në shesh. Gjërat që na mbrojnë të drejtat tona janë dy: Institucionet që janë policia, prokuroria, gjykatat, etj… që nuk ekzistojnë. Është bërë policia më gangster se gangsterët. Të vjen të kap për fyti. Gjykatat dhe Prokuroria nuk funksionojnë. E dyta janë qytetarët në shesh. Nëse nuk funksionon e para të paktën të dalin qytetarët në protest.”, u shpreh Liçaj.