AKTUALITET, 19 Qershor 2024, 13:50

Meta ankohet për gjendjen e rrugës së Komanit: Si mund të lihet kështu?

Meta ankohet për gjendjen e rrugës së Komanit: Si mund të

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar gjendjen e Rrugës së Komanit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta pohon se në këtë rrugë kalojnë çdo ditë mijëra turistë.

“Këtej nuk ka mundësi për resorte për pastrimin e parave të Edi Ramës dhe bandës së tij”, shkruan Meta.

Reagimi i Metës:

Si mund të lihet në këtë gjendje skandaloze rruga e Komanit ku kalojnë me mijëra turistë çdo ditë për të shijuar bukuritë e Veriut të Shqipërisë?
E ka një arsye.

Këtej nuk ka mundësi për resorte për pastrimin e parave të Edi Ramës dhe bandës së tij.