AKTUALITET, 16 Shtator 2024, 11:43

Mesazhi i Ramës/ Programi i ri Kombëtar në shkolla: 12 mijë të nxënës do përfshihen në disiplina të ndryshme sportive

Mesazhi i Ramës/ Programi i ri Kombëtar në shkolla: 12 mijë

Në vitin e ri shkollor në arsimin e ri parauniversitar do të nisi Programi i ri Kombëtar në Shkolla. 

Përmes këtij programi njoftohen se do të përfshihen 12 mijë nxënës që do të marrin pjesë në disiplina të ndryshme sportive.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook-un e Kryeministrit Rama. Në program theksohet se disiplinat do të zhvillohen në ambientet e palestrave moderne dhe në terrenet e reja sportive. 

POSTIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA: 

'Programi Kombëtar i Ekipeve Sportive në Shkolla     
Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne 
Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program, ku vetëm këtë vit do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive'.
Kujtojmë se Kryeministri e ka njoftuar planin për krijimin e një Programi Kombëtar në Shkolla që në 11 Janar të vitit 2022 gjatë një aktiviteti publik në Kryeministri me Komitetin Olimpik Shqiptar.

Programi ka synimin që të identifikojë talentet e reja sportive në shkolla dhe të nxisë të rinjtë merren edhe më shumë me edukim fizik. Synimi është që të ndërtojmë skuadrat në çdo shkollë 9-vjecare, gjimnaz, universitet dhe të krijojmë edhe kompeticione sportive në nivel qarku e në nivel kombëtar.

Programi është miratuar këtë vit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për tu zhvilluar në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar.