TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet i llojit Land Rover ka marrë flakë në ecje në rrugën Transballkanike pranë paraburgimit të Vlorës.
Mjeti ka qenë në ecje kur drejtuesi i saj ka parë flakët që vinin nga motori si rrjedhojë e nxehjes së tij. Shoferi ka lajmëruar menjëherë zjarrfikësen e cila ka ndërhyrë në kohë duke eliminuar dëmet e mëdha materiale.
Falë ndërhyrjes në kohë mjeti është djegur në pjesën e përparme të tij në pjesën e motorit e cila është shkrumbuar totalisht. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.