AKTUALITET, 10 Dhjetor 2022, 15:38

Sarandë/ Dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm, kapet për të herë të dytë 16-vjeçari

Sarandë/ Dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm,

Një 16-vjeçar është kapur në flagrancë për të dytën herë duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Shtetasi F. M u kap nga policia kufitare në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”.

Ai drejtonte një automjet pa leje, ndërsa po transportonte emigrantët.

16-vjeçari një javë më parë u arrestua në flagrancë nga policia për të njëjtën arsye.

Ai u kap duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, të cilët tentonin të kaloni kufirin, po ashtu me një automjet që e drejtonte pa patentë.

Ndaj tij u mor masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata “Detyrim paraqitjeje”. Ndërkohë tani sipas policisë ai akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.