TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 25-vjeçare është arrestuar nga policia pasi i është gjetur lëndë narkotike ekstazi me vete.
Gjatë kontrollit në banesën e saj policia ka gjetur edhe një armë zjarri, pistoletë. Në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorët e saj.
Ndërkohë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ne bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Magnum”.
Mbante lëndë narkotike me vete dhe armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 25-vjeçare.
Shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe ekstazi.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.
Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.
Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, së bashku me armën e zjarrit.
Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.