TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Parku Natyror i Syrit të Kaltër është një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend. Turistë nga mbarë bota vijnë për të parë nga afër 18 burimet e Malit të Gjerë.
“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe është një vend i mrekullueshëm. Ky vend është mahnitës, uji është kaq shumë blu unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë,” – u shpreh një turiste.
“Këtu është si një xhungël, dhe teksa ti ecën në xhungël gjen Syrin e Kaltër, uji është shumë i pastër,” – tha një tjetër.
Infrastruktura e re e ka bërë Syrin e Kaltër më lehtë të aksesueshëm për turistët. Nga vendi i parkimit deri në burim duhen vetëm 20 minuta në ecje, ose turistët mund të zgjedhin edhe skuterat elektrik si alternativë.
“Natyra këtu është shumë e bukur, uji është i pastër dhe shumë blu sa ti mund të shohësh ujin qe buron. Natyra është shumë e qetë, ndërsa infrastruktura të lehtëson të vish këtu, ka një parkim të madh, mund të ecësh apo të marrësh skuterin,” – tha një djalë.
“Infrastruktura është e mirë ti mund të vish këtu duke ecur për 20 minuta nga vendi i parkimit, ose mund të përdorësh një skuter. Më pëlqen shumë,” – u shpreh turistja.
Ka vizitor që thonë se do të rikthehen pas eksperiencës së parë.
“Shërbimi më pëlqeu, shkova të për të pirë një kafe. Është gjithçka e mrekullueshme. Jam nga Parisi këtë here erdha këtu me bashkëshortin tim, po sigurisht që do të kthehem me miqtë dhe familjen,” – u shpreh një vajzë.
Syri i Kaltër është një magnet, për të thithur turistë. Në 5 mujorin e parë të këtij viti Syri i Kaltër është vizituar nga 13000 turistë, nga të cilët 9000 vetëm në muajin maj me një mesatare ditore prej 300 vizitorësh.