AKTUALITET, 18 Dhjetor 2024, 12:49

Mbytën me jastëk të atin në banesë, zbardhet dëshmia e 3 të rinjve: Ishte i pisët e kishte probleme psikologjike, s'duruam dot më

Mbytën me jastëk të atin në banesë, zbardhet

Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen tragjike në Greqi, ky motër e vëlla dhe bashkëshorti i vajzës vranë duke mbytur me jastëk babain e tyre.

“66-vjeçari ishte një personazh i padisiplinuar, kishte probleme psikologjike dhe shpërthime. Ai nuk e rregullonte veten dhe ishte i pisët. Nuk duruam dot më”, mësohet se ka dëshmuar në polici djali 22-vjeçar i viktimës, vajza 26-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 29-vjeç, duke justifikuar krimin.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i panjohur për hetuesit grek, por sipas Protothema, paraprakisht dyshohet se motivi ka qenë financiar, pasi në banesën e tyre janë gjetur 12 mijë euro.

Krimi ka tronditur komunitetin lokal, kryesisht për dinamikën e tij, pasi autorët dyshohet se kanë sulmuar 66-vjeçarin teksa ai ishte duke fjetur dhe me doreza i kanë vendosur një jastëk në fytyrë duke i shkaktuar mbytjen deri në vdekje.

Viktima
Më pas, në përpjekje për të mashtruar autoritetet, i kanë hequr rrobat viktimës, i kanë vënë një thikë në dorë dhe e kanë çuar në shkallët e bodrumit të shtëpisë, ku është gjetur nga policia.

Çfarë i tradhtoi autorët e krimit të tmerrshëm

Para krimit, djali 22-vjeçar kishte telefonuar autoritetet dhe kishte thënë se i ati e kishte sulmuar dhe tentuar ta përdhunonte.

Pretendimet e autorëve të dyshuar nuk kanë bindur policinë dhe pas një hetimi të plotë, ka dalë në pah përfshirja e tyre. Në fakt telefonata e 22-vjeçarit është vlerësuar nga autoritetet si e dyshimtë dhe kanë kthyer vëmendjen tek ai.

Banesa ku ndodhi krimi
“Që në fillim vendndodhja ku u gjet trupi i 66-vjeçarit nuk ishte fiksuar. Gjithashtu, pretendimet se djali ishte sulmuar nga babai i tij nuk ishin bindëse. Bëhet fjalë për një burrë shtatlartë ndërsa viktima ishte i imët”, vunë në dukje burime me njohuri për rastin.

Pas krimit, autorët kanë djegur provat e krimit, jastëk dhe rroba jashtë shtëpisë, disa prej të cilave janë gjetur dhe konfiskuar.

Policia gjeti edhe dy thika shtëpiake dhe një karikator me përmbajtje homoseksuale, të cilat autorët i kishin vendosur mes dy dyshekëve në të cilët flinte viktima, si dhe një shumë prej 12 mijë eurosh.

Mbytën me jastëk të atin në banesë, zbardhet

Mbytën me jastëk të atin në banesë, zbardhet

Mbytën me jastëk të atin në banesë, zbardhet