AKTUALITET, 18 Dhjetor 2024, 12:43

Ministrja Koçiu, mesazh ngushëllimi për mjekun që ndërroi jetë në aksident: Dr. Vanioni do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin e tij

Ministrja Koçiu, mesazh ngushëllimi për mjekun që

Një aksident i trefishtë i ndodhur gjatë pasdites së djeshme pranë Saukut, i mori jetën Vanion Cinarit, mjeku specializant i QSUT.

Në lidhje me këtë fatkeqësi ka reaguar dhe ministrja e Shdetësisë Albana Koçiu, cila i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ndër të tjera ajo shkruan se Doktor Vanioni do të kujtohet gjithmonë në rradhët e kolegëve të tij për përkushtimin dhe pasionin me të cilin ushtronte profesionin e mjekut.

“Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Vanion Cinarit, mjeku specializant i përkushtuar dhe shembull frymëzues i humanizmit dhe profesionalizmit. Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njihnin.

Doktor Vanioni do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj pacientëve dhe pasionin për profesionin e tij fisnik.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. U prehsh në paqe, Dr.Vanioni,” shkruan Albana Koçiu.

Vanion Cinari është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Nga ky aksident i trefishtë mbeti gjithashtu e plagosur dhe 32 vjeçarja Alba Shehaj, e cila tashmë ndodhet jashtë rreziku për jetën.