AKTUALITET, 28 Maj 2024, 12:44

Mbyllet protesta te Bashkia Tiranë, ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta te Bashkia Tiranë, ja kur do të zhvillohet tubimi i

Është mbyllur edhe protesta e nëntë e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës. Organizatorët njoftuan se protestat do të vazhdojnë.

Të martën e radhës, qytetarët pritet të mblidhen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protestuesit thanë se nuk do të ndalen derisa të arrijnë qëllimin.

Edhe ditën e sotme protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të hyrjes së Bashkisë së Tiranës. Me pankarta në duar, ata kërkuan largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.