AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 13:03

Mbyllet pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës para parlamentit

Mbyllet pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës para

Është mbyllur pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës para Parlamentit.

Pas saj, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u largua në drejtim të selisë blu. Ndërkohë njëkohësisht me protestën u mbajt edhe seanca plenare. Kjo e fundit u shoqërua me tensione teksa deputetët e opozitës bllokuan foltoren.

Në seancë u vendos që mocioni me debat sa i takon çështjes McGonigal-Rama të zhvillohet më datë 2 mars.

Fill pas kësaj Berisha paralajmëroi se nëse Rama nuk vjen në Kuvend, do të jenë ata që do ti shkojnë në Surrel.