AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 12:30

Berisha: Protestat do të zhvendosen në shtëpinë e Ramës

Berisha: Protestat do të zhvendosen në shtëpinë e Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar zhvendosjen e protestave në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Paralajmërimi i Berishës erdhi pasi në Kuvend Ermonela Felaj hodhi për votim propozimin për të zhvilluar në 2 mars, mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama për skandalin “McGonigal”.

Sali Berisha: Të betohemi këtu që ai mocion po nuk u bë në Parlament do të bëhet në Surrel, paqësor, paqësor urtë e butë, por si simboli, kështjella e të keqes është Surreli.

Atëherë ne do të shkojmë atje ku struket ai, paqësisht do ia numërojmë të gjitha të mocionit.

Po doli me dhënë përgjigjen mirë po nuk doli le të rrijë aty se nuk e prekim.

Por Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor. T’i themi kemi 13 pyetje o sulltan.