AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 12:55

Berisha: Rama përdor Parlamentin për të miratuar ligje për klanet e drogës e klientelën e tij! Të hetohet skandali McGonigal!

Berisha: Rama përdor Parlamentin për të miratuar ligje për

Sali Berisha është shprehur se protesta e sotme “dha mesazhet e fuqishme ku kërkohet largimi i Ramës”.

Ai deklaroi se kryeministri përdor Parlamentin për të miratuar ligje për klanet e drogës e klientelën e tij.

“Sot u dhanë mesazhet më të fuqishme ku kërkohet largimi i Ramës, çdo ditë ky regjim fakton se ka humbur legjitimitetin. Ky regjim erdhi bazuar në dhunimin ne zgjedhjeve, vjedhjen e qytetarëve, në dhunën ndaj tyre. Ky është regjim monist i cili ka shndërruar Parlamentin, në një bunker të fjalës së ndaluar. Përdor Parlamentin për të miratuar ligje për klanet e drogës, klientelën e tij, për ministra që ti japë statusin investitor strategjik, për të fshehur vrasje, mobilizon të gjithë vjedhjet që bën për të qëndruar në pushtet.

Kjo e jona nuk është betejë për PD, por për çdo shqiptar. A nuk kanë të drejtë qytetarët të mësojnë se nga erdhën dollarët që iu dhanë McGonigal, çfarë dokumentesh dërgoi Rama për të marrë peng Bashën. Cilët janë dëshmitarët që shkuan nga Evropa për të dëshmuar për McGonigal që tu fuste thikën opozitës.

Ne kërkojmë të hetohen, sepse qytetarët duan ti dinë këto të vërteta, s’mund ti lëmë në terr.

PD ka hetuar dhe do të publikohet nga Komisioni, ekspertët e kanë sjellë.”