TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Ramës e Velijat duke deklaruar se “i kanë vjedhur qytetarët e Tiranës 54 milionë euro”. “Ai rrezitet në Surrel, tjetri në majë të Kodrës së Diellit, por kontot e tyre fryhen si derrat në kurriz tuaj.
Sali Berisha: “Nuk ka kryeministër në botë që lejon taksë antikushtetuese në territorin e vendit. Po ky e lejon se nëse te shkolla Sami Frashëri 6 milionë euro, ai ka vjedhur të paktën 5 milionë.
Ai i ka ndarë me Edi Ramën. Ndaj vazhdon dhe kalon në taksa të tjera.
Po si ka mundësi që ky ditën e natën në çdo kohë, ky u vjedh qytetarëve të Tiranës 18 euro për ton mbetje, në një kohë kur kontrata e ka që do mblidhen me 11 euro nëse plehrat nuk digjen. Ka pesë vite që nuk digjet asnjë ton pleh.
Veliaj dhe Rama kanë vjedhur qytetarët e Tiranës 54 milionë euro. Ai rrezitet në Surrel, tjetri në majë të Kodrës së Diellit, por kontot e tyre fryhen si derrat në kurriz tuaj.
Pra, ky revolucion nuk është mburojë për deputetët e PD-së, as për PD-në, por ky është revolucion për interesat e çdo qytetari, çdo shqiptari.
Ky është revolucion për shqiptarët dhe Shqipërinë. Edi Rama i ka si gangrenë vjedhjet me të cilat është kapur në flagrancë.
Tani nuk guxon të duket dhe urdhëron Lindën e tij, Lindën e parlamentit të përjashtojë deputetët siç nuk ka ndodhur as në diktaturë.
McGonigal, i cili tradhtoi vendin e tij, por tradhtarë ka kudo, u pagua si vrasës me pagesë për të shkatërruar opozitën me një qëllim të vetëm, me një qëllim të vetëm, për pushtetin e Edi Ramës, ku të përcaktonte licenca, ku të vidhte dhe vetëm vidhte pasanikët shqiptarë.
Të gjitha këto për të salduar pushtetin e tij. Ai ishte armik i egër i opozitës shqiptare, por nuk punuan më pak për pushtetin e Ramës dhe McGonigalë të tjerë. Kujtoni deklaratat e McGonigalëve me pushtet diplomatik. Ata ishin pengje të korrupsionit të Edi Ramës.
Që tani struken se mos u dalin lidhjet e McGonigalit. Mos u strukni u them, dilni se për shqiptarët, ju jeni McGonigalë të vërtetë.
E thashë këtë se unë e di që shumë njerëz e marrin si një gjysmë fataliteti, por kurrë.
Ne do u themi jo diplomatëve të korruptuar, të marrim fatet e vendit në duart tona, të ndërtojmë Shqipërinë mbi bazën e atyre idealeve që kemi ne.”