AKTUALITET, 6 Qershor 2025, 18:18

Ishte aksidentuar dy ditë më parë, gjendet i gjallë drejtuesi i automjetit në Bulqizë

Ishte aksidentuar dy ditë më parë, gjendet i gjallë

Një "mrekulli" mund të cilësohet rasti i një 27-vjeçari i cili është gjendur me shenja jete brenda një automjeti sot në zallin e Bulqizës. Mësohet se i riu u gjet pranë urës së Çeranecit, në aksin Bulqizë-Peshkopi, nga disa fëmijë që po laheshin, të cilët më pas lajmëruan banorët.

Nga ana tjetër banorët e zonës kanë lajmëruar ambulancën dhe 27-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Paraprakisht mendohet se i riu ka pësuar aksident 2 ditë më parë dhe për pasojë mjeti ka rënë në zall.