BOTA, 8 Shkurt 2022, 09:09

VIDEO+FOTO/ Avioni F-35 i ushtrisë amerikane rrëzohet në detin e Kinës Jugore

VIDEO+FOTO/ Avioni F-35 i ushtrisë amerikane rrëzohet në detin e

Në një video të postuar në mediat sociale gjatë fundjavës shihet një avion F-35 i ushtrisë amerikane, i cili u rrëzua në kuvertën e një aeroplanmbajtëse në Detin e Kinës Jugore, duke lënë shtatë persona të plagosur, shkruan CNN

Aksidenti ndodhi më 24 janar.

” F-35C shihet fillimisht duke iu afruar luftanijes ‘Carl Vinson’ në videon e regjistruar nga bordi i aeroplanmbajtëses. Më pas dëgjohet zhurma e një përplasjeje të fortë, para se pamjet të ndërpriten.

Video dhe fotot e publikuara nga mediat janë marrë nga bordi i aeroplanmbajtëses  USS ‘Carl Vinson”, gjatë aksidentit,” tha komandanti Hayley Sims.

Ai shtoi se hetimet ende vijojnë së bashku me përpjekjet për rikuperimin e mbetjeve që tashmë ndodhen në fundin e Detit të Kinës Jugore.

Ekspertët thanë se ngritja e avionit do të ishte një operacion kompleks dhe një operacion që do të monitorohej nga Kina, e cila pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore si territorin e saj.

F-35C përmban disa nga teknologjitë më të avancuara të Marinës.

Megjithëse Marina nuk ka zbuluar se ku saktësisht ndodhi përplasja, por Pekini pretendon pothuajse të gjithë vijën detare prej 1.3 milion milje katrorë dhe ka forcuar pretendimet duke ndërtuar dhe militarizuar shkëmbinj nënujorë dhe ishuj atje.