AKTUALITET, 20 Dhjetor 2023, 16:03

Arrestimi i Berishës, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve opozitarë

Arrestimi i Berishës, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve opozitarë për të shpallur si antikushtetuese masat kufizuese të SPAK ndaj liderit demokrat Sali Berisha.

Rithemelimi kërkoi pezullimin e arrestimit të Berishës, por kjo kërkesë është rrëzuar.

SPAK kërkoi ashpërsimin e masës për Berishën, ndaj të cilit kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ndërsa kërkoi ‘arrest shtëpie’ ose ‘arrest me burg’.

Në pikën 4 të kërkesës që ata kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkohej: “Pezullimi i masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje”.

Grupi i deputetëve kërkoi nga Gjykata Kushtetuese, rrëzimin e vendimit të parë të GJKKO-së dhe pezullimin e të gjithë të tjerëve që rrjedhin prej tij, në kushtet kur nuk u përfill imuniteti i deputetit dhe kur për masën “për detyrim paraqitje”, nuk u kërkua autorizim nga Kuvendi.

Vendimi:

Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, ne datën 20 dhjetor 2023, bazuar ne nenin 54, pika 3 te ligjit nr. 8877/2000 te ndryshuar, me shumice votash, vlerësoi se kërkesa nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj për shqyrtim ne seancë plenare, për këto arsye:

Neni 124 i Kushtetutës parashikon se Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar te saj.

Kurse bazuar ne nenin 131, pika 1, shkronja “g”, te Kushtetutës, Gjykata vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, e cila ne rastin konkret pretendohet se është midis Kuvendit nga njëra anë dhe SPAK dhe GJKKO nga ana tjetër.

Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve te deputeteve, u janë njohur te drejta si entitete dhe ne këtë drejtim, një e pesta e deputeteve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese te ndryshme që nuk mund te barazohen me njeri – tjetrin.

Për rrjedhoje, kërkuesi, grupi i deputeteve nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës pasi referuar mosmarrëveshjes se pretenduar te kompetencave, ai nuk është subjekt ne konflikt, pra nuk rezulton t’i jete marre ndonjë kompetence apo te jete cenuar drejtpërdrejt ne ndonjë kompetence. Grupi i një te pestës se deputeteve, pavarësisht se është pjese e ushtrimit te veprimtarisë legjislative te Kuvendit, nuk nënkupton qe ai është subjekti kushtetues për te cilin bën fjale neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund te veproje ne emër dhe me tagrat e Kuvendit.