AKTUALITET, 20 Dhjetor 2023, 15:21

Magazinonte dhe shiste me shumicë pije alkoolike në kundërshtim me ligjin, e pëson 60-vjeçari në Lezhë

Magazinonte dhe shiste me shumicë pije alkoolike në kundërshtim

Një 60-vjeçar është proceduar penalisht, pasi akuzohet për shitje me shumicë të pijeve alkoolike që ishin në kundërshtim me ligjin.

"Gjatë operacionit, në një subjekt privat në qytetin e Lezhës, janë gjetur më shumë se 300 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pa dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e tyre. Shishet me pije alkoolike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për administratorin e këtij subjekti, Hamza Celami, 60 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë.