AKTUALITET, 14 Maj 2022, 19:42

Makina del nga rruga në aksin Fier-Seman, plagosen shoferi dhe dy pasagjerë

Makina del nga rruga në aksin Fier-Seman, plagosen shoferi dhe dy

Një makinë tip "Benz" ka dalë nga rruga, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Fierit.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Sokol Prendushi, drejtues i mjetit, Kristjan Voci dhe Jetnor Hila.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Fier- Seman në vendin e njohur si “Ura e Bacinozit”.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se, drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që pasagjerët kanë marrë dëmtime më te lehta.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.