TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Elio Jani është emëruar nënkryetar i ri i Bashkisë Durrës. Jani bëhet kështu nënkryetari i tretë i bashkisë, pas emërimit të Gentian Kallmit dhe Renis Mullajt (ky i fundit u caktua në këtë post rreth një muaj më parë). Në organikën e bashkisë Durrës janë katër nënkryetarë, kështu që pritet që në javët në vazhdim të caktohet një tjetër emër i ri në këtë post.
Jani aktualisht mban postin e sekretarit organizativ të PS Durrës dhe njëkohësisht ushtron detyrën e këshilltarit bashkiak dhe kryetarit të Komisionit të Strehimit dhe Shërbimeve Publike në KB. Deri një javë më parë, ai mbante detyrën e specialistit pranë njësisë së standardeve në portin e Durrësit, nga e cila dha dorëheqjen. Më herët, Elio Jani ka mbajtur postin e drejtorit juridik pranë Autoritetit Portual Durrës.