AKTUALITET, 14 Maj 2022, 14:08

Aksident me vdekje gjatë natës, arrestohet shoferi. Viktima nuk është identifikuar ende

Aksident me vdekje gjatë natës, arrestohet shoferi. Viktima nuk
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë natës. Policia bën me dije se viktimë ka mbetur një person i cili nuk është identifikuar ende.

Ndërkohë shoferi që ka shkaktuar aksidentin është vënë në pranga.

Ai është shtetasi me inicialet N. S., 62 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar.