TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas Foltores së Sali Berishës në Tropojë, ku u vu re një pjesëmarrje shumë e lartë, ka reaguar kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha.
Ai vijon të mohojë faktin se Berisha ka mbështetje dhe se delegatët e PD kanë thirrur Kuvendin në datën 11, duke deklaruar se "demokratët" do të vijnë në Kuvendin e datës 18, pra atë që ka thirrur ai nëpërmjet kryesisë.
Basha deklaroi se Sali Berisha "trillon dhe mashtron". Ai i referohet deklaratës së ish kryeministrit në Tropojë, që tha se disa demokratë po joshen me poste drejtorësh dhe zv.ministrash në qeverinë e Ramës, në mënyrë që të plotësojnë formularin e Bashës.
"Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD.
Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i'a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët", shkruan Basha.