TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grabitje ka ndodhur sot në mbrëmje në lagjen nr.15 në Durrës, ku dy persona ende të paidentifikuar janë futur brenda një marketi dhe kanë vjedhur një shumë lekësh.
Policia e Durrësit njofton se dy personat kanë hyrë në marketin në pronësi të shtetasit M.T. dhe kanë vjedhur një shumë prej 15 mijë lekësh.
Më pas, ata janë larguar me një automjet. Policia ka bërë të mundur identifikimin e automjetit, teksa vijon punën për kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, Durrës, dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.
Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.