AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 16:55

Lirohen Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi, protestuesit i presin me entuziazëm jashtë Komisariatit nr.1

Lirohen Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi, protestuesit i presin me

Policia ka liruar Dritan Goxhajn dhe dy protestues, pasi u shoqëruan pas përplasjeve në protestën para Kuvendit.

Protestuesi tjetër i liruar është Shkëlzen Bushi. Ata janë pritur nga një grup qytetarësh, të cilët ishin mbledhur pranë Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.

Menjëherë pas shoqërimit të tyre, protestuesit e tjerë, të cilët ishin grumbulluar jashtë Kuvendit, u nisën dhe më pas u stacionuan para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.