AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 16:41

Aksidenti i rëndë me dy viktima në autostradë, Kuvendi ndërpret punimet: Të marrim më shumë informacion rreth ngjarjes

Aksidenti i rëndë me dy viktima në autostradë, Kuvendi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku dy pasagjerë të një autobusi linje kanë humbur jetën.

Autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat, ndërsa 17 persona kanë mbetur të plagosur.

Për këtë arsye, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla kërkoi pesë minuta pushim për shkak të kësaj ngjarje.

Kuvendi e pranoi kërkesën e tij dhe punimet u ndërprenë për 5 minuta.