TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qershori po mbyllet me temperatura mbi normalen mujore, ndërkohë meteorologët parashikojnë vlera të larta të termometrit edhe muajt në vijim.
Në këto kushte, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar.
I nxehti, sipas kardiologëve, mund të rëndojë gjendjen shëndetësore te personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
“Nëse kanë ankesa shtesë, si lodhje të përgjithshme, marramendje ose shtim të pulsit, takikardi, menjëherë duhet të drejtohen te mjeku, se janë ankesa që vështirësojnë diagnozën e tyre të mëparshme. Gjithmonë flasim për pacientë që vuajnë nga insuficienca kardiake apo e arterieve koronare, gjithashtu edhe ata që vuajnë nga hipertensioni kanë disa ndryshime në presion, ulje ose rritje të presionit arterial.
Të rrinë në mjedise të freskëta, por jo në korente, se kjo mund të vështirësojë diagnozën e tyre. Duhet të jenë korrektë me medikamentet dhe të bëjnë matje të shpeshta të presionit arterial, pulsit dhe sheqerit në gjak. Vëmendje të veçantë dietës ushqimore, duke marrë ushqime të pasura me magnez dhe kalium”, tha kardiologia.
Gjithashtu, temperaturat e larta, thonë mjekët, mund të nxjerrin në pah probleme shëndetësore te ata që nuk kanë dijeni për to. Prandaj ata apelojnë.
“Ata që nuk janë ekzaminuar, se faktorët e riskut kardiovaskular janë të fshehur, tensioni nuk ka shenja, yndyrnat nuk kanë shenja…
Nëse janë persona të padiagnostikuar, një situatë e tillë me temperatura shumë të larta do të na nxjerrë në pah defektet që ka ky njeri, duke manifestuar me shtim pulsi, pse jo edhe dhimbje gjoksi. Djersitja e tepërt bën që të dalë uji në vaza dhe elementët e gjakut, duke u kombinuar me faktorë risku, do të na sjellë dhimbje gjoksi, rritje të presionit arterial, pse jo edhe infarkt miokardi”, shtoi ajo.
Kardiologët këshillojnë të reduktohen lëvizjet në orët e pikut dhe të konsumohen sa më shumë lëngje.
Shmangien e ekspozimit ndaj ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave, si p.sh. në plazh, futjen në ujë pas qëndrimit të gjatë në diell.
Apeli i mjekëve për kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta shkon për të gjithë popullatën, por sipas tyre më të rrezikuar mbeten të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe fëmijët.