AKTUALITET, 7 Dhjetor 2022, 11:08

Berisha nuk do të dëshmojë në polici për goditjen në protestë, Lela: Dhuna në fytyrën e tij dhe të opozitës nuk mjafton?!

Berisha nuk do të dëshmojë në polici për goditjen
Berisha pas goditjes

Ish-kryeministri Sali Berisha u thirr sot nga Policia e Shtetit që të dëshmojë për sulmin e djeshëm ndaj tij. Por, sipas drejtorit të mediave në PD, Alfred Lela, dhuna u pa live dhe Berisha reagoi me deklaratat për shtyp duke shtuar se nuk mund të harxhojë asnjë minutë për policinë që e cilëson politike.

“Më marrin gazetarët për të më pyetur: a ka marrë Berisha thirrje për të dëshmuar në polici dhe kur do shkojë? Pra, Berisha duhet ta denjoka këtë polici kulimo-politike dhe të shpenzojë, qoftë edhe një minutë me të, sikur dëshmia e tij nuk u dha e plotë publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithçka publikisht.

Sikur dhuna në fytyrën e tij dhe të opozitës nuk mjafton!!! Policia duhet të bëjë mbrapsht nga seria e provokimeve dhe të rrijë në vrimën e saj që qelbet era këmbë korrupsioni”, shkroi drejtori për mediat në PD.