TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Opozita ka njoftuar se ditën e hënë do të nisë protestat, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen.
Ky vendim vjen në ditën që Kuvendi do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, në mënyrë që të ndryshohet masa e sigurisë, nga ‘detyrim paraqitje’, në ‘arrest shtëpie’.
Mësohet se protesta do të mbahet në orën 12:00, para Kryesisë së Kuvendit. Kujtojmë se deri më tani deputetët e opozitës kanë bllokuar zhvillimin e seancave plenare, ndërsa disa prej tyre kanë thënë se protestat do t’i nisin kur të “ezaurojnë aksionin e tyre në Parlament””.