AKTUALITET, 14 Dhjetor 2023, 14:31

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do të shkosh para drejtësisë për vjedhjet me inceneratorin e Tiranës

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do të shkosh para

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shkruan se inceneratori i Tiranës do të çojë para drejtësisë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Edi Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7×7 nuk bëjnë më 42! Kalkolatriçja e kolauduar i ka përllogaritur me preçizion vjedhjet me inceneratorin e Tiranës. Dhe do ta çojë përpara drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, ashtu siç ka çuar gjysmën e qeverisë dhe drejtorët e bashkisë. Jeni zbuluar me firmat tuaja, e nuk ka aritmetikë që ju del për zot. To be continued…”, shkruan Kryemadhi.