AKTUALITET, 27 Shkurt 2024, 21:57

“Bullizmi është shndërruar në shantazh dhe dhunë psikologjike”, eksperti i IT: Jo vetëm TikTok-u, ja si po përdoret Telegrami nga abuzuesit

“Bullizmi është shndërruar në shantazh dhe dhunë

Eksperti i Informacionit dhe Sigurisë Besmir Semanaj, tha në emisionin "Open" në News 24 se bullizimi online ka kaluar përtej talljes për paraqitjen apo statusin, duke u shndërruar në shantazh apo dhunë të fuqishme psikologjike.

Ai zbuloi se përveç platformës TikTok, edhe aplikacioni Telegram është kthyer në problematik duke përmendur rastin e një grupi me mbi 100 mijë anëtarë ku shpërndahen edhe materiale pedofilike.

“Në këtë pikë nuk po flasim thjesht për tallje për paraqitjen apo statusin, por për dhunë të fuqishme psikologjike dhe shantazh. Kemi një mori teknologjish që po përdoren në këtë pjesë. Kemi folur për Tik-Tok, por dua të përmend Telegramin ku një grup me mbi 100 mijë persona dhe është mbyllur mbi 4 herë, ka përmbajtje pedofilie, shpërndarje profilesh, numrash, etj. Sa herë që hapet grupi shkon në rreth 50 mijë persona”, u shpreh ai.