TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Festat sjellin gjithmonë një atmosferë të gëzueshme. Për shqiptarët ndërrimi i viteve është një nga festat më të dashura. Viti i ri pritet nga çdo familje me tryezën te mbushur plot ushqime të shumëllojshme, ku mbizotëron mish dhe ëmbëlsirat, që është vështire t’u rezistosh. Por çfarë duhet të bëjmë që të mos abuzojmë me ushqimin në këto ditë? “E mira që të privilegjojmë sallata, antipastat, për të kaluar te karbohidratet. T’i konsumojmë pak nga të gjitha.”, tha nutricionistja.
Që të shmangim shtimin në peshë apo problemet me shëndetin, nutricionistët rekomandojnë kujdes me sasinë e ushqimit që konsumohet. “Duke qenë se kohëzgjatja e darkës së vitit të ri është e gjatë të mundohemi që këtu. Në këtë mënyrë ndihmojmë edhe tretjen dhe i lëmë kohë edhe ushqimeve të tjera për të konsumuar.”, theksoi ajo. Nutricionistja Arlinda Garuci tregon llojet e ushqimeve, me të cilat duhet treguar më shumë kujdes për konsumimin e tyre. “Ushqimet e skuqura, sheqeri, jo vetëm karbohidratet, ëmbëlsirat tradicionale si bakllavaja dhe kadaifi kanë shumë sheqer, duhet të mos e teprojmë.”
Gjeli i detit, është simbol i kësaj feste, por si duhet ta gatuajmë mbretin e tryezës që yndyra e tij të mos ndikojë keq për shëndetin? “Më e mira është pjekja në furrë edhe pse është goxha e gjatë gatimi se do të paktën tre orë. Por në këtë mënyrë merren goxha vlerat ushqyese. Kur në një recetë tjetër mund ta ziejmë i humbin vlera ushqyese, nëse e bëjmë thjeshtë në furrë dhe e shoqërojmë me një sallatë do ishte perfekte.”, shtoi ajo.
Nutricionistja këshillon gjithashtu të mos abuzohet me konsumimin e pijeve alkoolike. “Rekomandoj një gotë ujë dhe një gotë verë se mund edhe të dehidratohemi, mirë është ta marrim me qetësi.”, theksoi ajo. Kujdes për mënyrën e ushqyerjes në këto festa duhet të tregojë çdo grupmoshë, por më të rrezikuar janë personat që vuajnë nga diabeti apo sëmundjet kardivaskulare.