TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë një video në rrjetet sociale nga tregu në Lushnjë, ndërsa komenton produktet e importuara nga vende të tjera të BE-së apo rajoni. Braçe thotë se qepa e Serbisë, domatja e Greqisë apo patatja e Gjermanisë po konkurrojnë produktet tona të vendit, ndërsa thekson se kjo është një shenjë e keqe.
“Po dal nga tregu u Lushnjës dhe me thënë të drejtën më i mërzitur se kaq nuk kam qenë ndonjëherë. Domate Turqie, domate Greqie, patëllxhan Greqie, hurmë Greqie, mollë Greqie, patate Gjermanie, mollë Polonie, Moldavie. Gjithçka import. Qepë Serbie, e që konkurronin që të gjitha produktin e vendit, mollët e Korçës, pataten e Korçës, qepën e Korçës, domaten tonë, specin tonë. Sallata ajsberg që vjen nga Italia, ndërkohë që ne kemi sallatën tonë lakrën fantastike. Nuk arrij ta kuptoj sinqerisht, është një shenjë shumë e keqe që në Lushnjë të ketë kaq shumë mall importi është një shenjë e keq.
Nuk e di pse ne dhjetorin janarin duhet të jemi bosh e të mbytur me mall importi, Patjetër që kushton të shkosh të marrësh mall në Korçë, apo Lushnjë, Fier e Berat, por jam i bindur që kushton shumë më tepër transporti nga Polonia këtu, nga Greqia këtu. Edhe nëse fiton ashtu siç kishin hyrë në Kakavijë katër ditë më parë, është hall i madh për bujqit”, tha Braçe.