TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në seriozitetin e çështjeve që do të diskutohen në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, dhe ngjarjet që ndërkohë po ndodhin në protestën e opozitës, analistët ndërkombëtarë fokusohen edhe në ngjarjet më të lehta të takimit. Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuarit dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.
Why politicians shouldn't dance, and instead leave it to "the kids", featuring @markrutte & @Xavier_Bettel (who actually has a decent go of it) pic.twitter.com/7BXJ07WsND
— Henry Foy (@HenryJFoy) December 6, 2022
Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i "Financial Times", Henry Foy, që shpërndau në Twitter videon simpatike, duke shtuar me ironi se “ja pse politikanët nuk duhen të kërcejnë dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve”.