AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 13:29

Grushti i befasishëm, Berisha vijon protestën me dëmtime të rënda në anën e djathtë të fytyrës (FOTOT)

Grushti i befasishëm, Berisha vijon protestën me dëmtime të
Berisha pasi u godit me grusht (Fotot Felix Bilani)

Një grusht i vetëm i 31-vjeçarit Gert Shehu ka dëmtuar rëndë në fytyrë kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Fytyra e 78-vjeçarit ka marrë dëmtime të rënda në anën e djathtë, mollëzën poshtë syrit dhe në hundë, ku ka lezione të dukshme të lëkurës, gjakosje dhe ënjtje.

Berisha ende nuk ka marrë mjekim pas aktit të rëndë që pësoi ndërsa marshonte drejt bulevardit për të mbajtur fjalën në mitingun e paralajmëruar. Nuk dihet se kur do të vendosë t’u nënshtohet ekzaminimeve për të parë nëse ka fraktura në kockë, siç ndodh në raste të tilla, kur goditja është kaq e ashpër.

Grushti i befasishëm, Berisha vijon protestën me dëmtime të

Grushti i befasishëm, Berisha vijon protestën me dëmtime të

Grushti i befasishëm, Berisha vijon protestën me dëmtime të