AKTUALITET, 9 Shkurt 2024, 22:10

Kryebashkiaku i Berishës që kërkoi ardhjen e refugjatëve afrikanë në Fushë-Arrëz takon ngrohtësisht Elisa Spiropalin

Kryebashkiaku i Berishës që kërkoi ardhjen e refugjatëve

Kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hil Curri, i zgjedhur nga koalicioni Berisha-Meta, ka pritur ministren për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila është edhe kreu politik i qarkut Shkodër.

Curri, ishte nga të parët zyrtarë, që shprehu gatishmërinë e tij për të pritur emigrantët afrikanë, pjesë e marrëveshjes Rama-Meloni. 

Për këtë takim, ministrja Spiropali thekson në rrjetet sociale:

“U prita së pari nga Kryetari i Bashkisë, Z.Hil Curri. E çmoj qytetarinë dhe profesionalizmin e kryetarit Curri që ofron bashkëpunim institucional dhe njerëzor në funksion të mbarëvajtjes së punëve, shtimit të vëmendjes dhe rritjes së investimeve, në të mirë të banorëve të Fushë-Arrëzit pa dallim bindjesh politike.

Në vijim vizitova disa institucione të qeverisjes qendrore për të parë nga afër punën, cilësinë e shërbimit, si dhe përgjegjshmërinë ndaj trajtimit të ankesave e shqetësimeve të qytetarëve.

Më pas takimi me anëtarët e Partisë Socialiste.