TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka ngritur shqetësim për krizën energjetike që ka prekur vendin dhe abuzimet në faturat e energjisë.
Meta tha se ka pasur qytetarë që janë mbifaturuar, ndërsa si faktor të krizës rreshtoi dështimin e qeverisë në këtë sektor.
“Kanë nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbifaturuar ose të cilëve u është faturuar në sahatet e tyre energji ndërkohë që nuk kanë qenë fare në banesat e tyre, por kanë qenë jashtë shtetit gjatë muajve të fundit.
Dua të theksoj se kjo situatë e pajustifikuar e rritjes së çmimit të energjisë në themel ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual i cili pas 10 vjetësh kërkon të shpëtojë te të gjithë krizat që ndodhin në botë, ndërkohë që kriza këtu thellohet.
Faktorët e kësaj krize energjetike janë dështimet dhe premtimet e pambajtura të qeverisë në këtë sektor. Situata është dramatike, as 0.1% nuk kemi të energjisë të rinovueshme”, tha Meta.