AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 21:50

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në

Pas përfundimit të fjalimeve nga podiumi i vendosur para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Nga foltorja iu bë thirrje qytetarëve që dëshirojnë të qëndrojnë ende para Kryeministrisë, ashtu siç kanë bërë që prej ditës së shtunë, ndërsa pjesa tjetër vijon lëvizjen nëpër qytet.

Organizatorët gjithashtu u kërkuan protestuesve që pas përfundimit të tubimit të kujdesen për pastrimin e bulevardit dhe largimin e mbetjeve.

Dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur para Kryeministrisë kanë lënë sheshin dhe kanë nisur një marshim masiv, me pankarta në duar dhe thirrje të njëzëshme si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama ik”.

Marshimi shënon një tjetër moment kulmor të protestës së sotme, ndërsa qytetarët vijojnë të përcjellin mesazhet dhe kërkesat e tyre për ndryshim politik.