TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh nga deklarata e tij gjatë mbledhjes së Komitetit Organizator.
Meta shprehet se tenderat sekrete, koncensionet, afera e inceneratorëve, projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit i kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë 12 miliardë euro.
Sipas ish-Presidentit, përgjegjësi kryesor për këto është kryeministri Edi Rama.
Postimi i Ilir Metës:
Aferat korruptive të inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP, Portit të Durrësit, rilindjes urbane, kostot e fryra të rrugëve dhe tenderat sekretë u kanë kushtuar shqiptarëve 12 miliardë euro, ndërsa kryehajduti Edi Rama ka miratuar një paketë të mbështetjes sociale që nuk i kalon 50 milionë euro për të përballuar krizën e çmimeve.