AKTUALITET, 2 Nëntor 2022, 10:09

"Kisha dyshime për marrëveshjen me Alibeajn"/ Besnik Mustafaj: Pëçarja i intereson Ramës dhe PS-së, Basha po pret në hije dështimin

"Kisha dyshime për marrëveshjen me Alibeajn"/ Besnik

Negociatat në Partinë Demokratike, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të nxjerrë nga një kandidat të vetëm për zgjedhjet e 14 majit, dështuan, sepse grupi i Alibeajt, do të dalë me kandidatët e vet, duke mos lëshuar siglën e PD-së.

Me anë të një deklarate të bërë dje pasdite, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje me grupin e Sali Berishës, pavarësisht se prej disa ditësh janë në negociata intensive, gjoja për faj të grupit të Berishës që ngulmonte në njohjen e statutit të 11 dhjetorit 2021.

Për Besnik Musatafajn, vendimi i Alibeajt për të mos arrirë marrëveshje me Berishën, përbën lajm të hidhur, por jo tragjik.

“Unë kam pasur dyshimet e mia se Alibeaj do të bënte marrëveshje me Berishën. Deklarata e Alibeajt është një lajm i hidhur, por jo tragjik. Tani PD duhet të përcaktojë strategjinë”, tha Mustafaj.

Në një intervistë për “Radarin Informativ” në Abc, Mustafaj u shpreh se përçarja e Partisë Demokratike i intereson Ramës dhë Partisë Socialiste, ndërsa tha se vendimi i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët.

“Përgjegjësi deri më tani ishte Basha, ai i ka dorëzuar çelësat. Tani përgjegjës janë Alibeaj dhe Bardhi, ndërsa përgjegjësi kryesor është Rama. Përçarja i intereson Ramës dhe PS-së. 

Besoj se i pari që nuk e do bashkimin është Basha. Ai pret në hije për të dështuar PD për të thënë se unë jam më i mirë. Vendimi i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët”, tha Mustafaj.